Thursday, September 24, 2026
spot_img
HomeLajmeVlora Hyseni: Nuk kam lënë takime me agjentët serb në dhomat e...

Vlora Hyseni: Nuk kam lënë takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner

Ish-drejtuesja e SHISH-it, Vlora Hyseni, ka mbërritur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, e shoqëruar nga forca të shumta policie, ndërsa sot pritet të njihet me vendimin lidhur me masën e sigurisë.

Gjatë hyrjes në godinën e gjykatës, Hyseni është pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat dhe raportimet e publikuara së fundmi. Ajo është përgjigjur shkurt, duke mohuar se ka zhvilluar takime me agjentë serbë në hotelin Rogner.

“Unë nuk kam lënë takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”, është shprehur Hyseni.

Hyseni aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sipas Top Channel, seanca e sotme do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Vetëm pas përfundimit të saj pritet të bëhet e ditur vendimmarrja e trupës gjyqësore, si dhe çështjet që do të diskutohen gjatë seancës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT