Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar rreshterin Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë.
Përmes një njoftimi, PDK-ja ka vlerësuar sakrificën e Bunjakut dhe ka theksuar se emri dhe vepra e tij do të mbeten pjesë e historisë së Kosovës.
“ Sot, në 3-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim Heroin e Kosovës, rreshterin Afrim Bunjaku. Më 24 shtator 2023, në Banjskë, Afrim Bunjaku u vra nga terroristë serbë në krye të detyrës, duke mbrojtur Republikën e Kosovës. Sakrifica e tij mbetet dëshmi e guximit, përkushtimit dhe dashurisë për atdheun. Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në historinë e shtetit tonë. E përjetshme qoftë lavdia për Heroin Afrim Bunjaku!”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


