Opinionisti, Vehbi Kajtazi, deklaroi se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri Albin Kurti nuk është më atraktiv për njerëzit që t’i bashkohen partisë së tij.
“Me 4 vjet në pushtet, me gjithë këtë pushtet nuk je më atraktiv për njerëzit, pra ti ke dështuar me sjell njerëz të mirë, me kredibilitet, profesorë universitarë që kanë diçka edhe për të thënë dhe për të dhënë”, deklaroi ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ku po diskutohej për listat zgjedhore, prurjet e reja të partive.
“Këta përfundojnë në dy-tri aderime, mes tyre edhe Gazmir Raci dhe Edona Llalloshi. Më ka ardhur tepër keq kur e kam parë Racin në numër 96 në listë, se qe katër vjet ai lufton këtu në kë emision për këtë parti, katër vjet e merr rrogën prej këtij televizioni dhe shkon hyn në atë parti që e sulmon këtë media. Kjo tregon për të dyja palët që janë pa nder dhe pa fytyrë”.
“Kurti e promovon Edona Llalloshin në një postim në Facebook, e jo kolegun tonë të nderuar Gazmir Raci”, u shpreh Kajtazi.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


