Saturday, August 15, 2026
spot_img
HomeLajmeKaçanik: Arrestohet i dyshuari, Policia gjen marihuanë, qese për paketim dhe armë

Kaçanik: Arrestohet i dyshuari, Policia gjen marihuanë, qese për paketim dhe armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve në Kaçanik.

Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Ferizaj, pas pranimit të informatave se i dyshuari merrej me shitjen e narkotikëve, ka ndërmarrë veprime hetimore dhe operative që çuan në arrestimin e tij, transmeton Klankosova.tv.

Në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, Policia ka zbatuar një urdhër-kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar prova të ndryshme.

Në mesin e provave janë 31.57 gramë marihuanë, rreth 130 qese të zbrazëta për paketimin e saj, një grinder për bluarje dhe letra për mbështjellje

Po ashtu, Policia ka konfiskuar një pushkë gjuetie, telefon dhe para të gatshme.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar veprimet e mëtejshme.

Pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar ndalimi prej 48 orësh, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT