Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës , Besa Kabashi-Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po përdor “armët e luftës hibride” kundër qytetarëve të Kosovës, duke e cilësuar dezinformimin si mjet politik.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Kabashi-Rama tha se, VV-ja vazhdon të funksionojë më shumë si lëvizje sesa si parti politike.
“Vetëvendosja ende nuk funksionon si parti, funksionon si lëvizje. Është lëvizje e cila e para ka sjellë në Kosovë dhunën politike edhe ekstremizmin politik si koncept, e ka ushqyer përçarjen ndërshoqërore, ndërshqiptare si kurrë më parë dhe është duke e korrur frytin e përçarjes ndërshqiptare. Sepse vetëm ashtu dezinformimi pi ujë lehtë”.
Ajo deklaroi se dezinformimi është arma kryesore që, sipas saj, përdoret nga Vetëvendosje.
“Është e vetmja parti e cila përdor armët e luftës hibride, siç është dezinformimi, në popullin e vet. Nuk ka parti tjetër, e vetmja”, deklaroi ajo./Klankosova.tv


