Filipe Luis, trajneri i ri i Flamengos, po shkëlqen në karrierën e tij si trajner, duke udhëhequr ekipin drejt tre titujve në një kohë të shkurtër.
Pas një periudhe gjashtëmujore si trajner i ekipeve U17 dhe U20 të Flamengos, ai mori drejtimin e ekipit të parë në shtator.
Në më pak se një vit, ai ka fituar tre trofe të rëndësishëm: Copa Brasil, Supercopa dhe Copa Guanabara.
Nën drejtimin e tij, Flamengo ka treguar një stil loje të bazuar në posedimin e topit, presionin e lartë dhe një mbrojtje të fortë.
Filipe Luís, i cili më parë ka luajtur si mbrojtës i majtë për klube si Atlético Madrid dhe Chelsea, si dhe për kombëtaren braziliane, ka sjellë përvojën e tij të pasur në zejen e trajnerit.
Ai ka ndjekur filozofinë e trajnerit të njohur Diego Simeone, duke e përshtatur atë me karakteristikat e lojtarëve të tij.
The post Ju kujtohet Felipe Luisi i Atleticos? Po shkëlqen si trajner në Brazil – tre tituj në më pak se një vit appeared first on Klan Kosova.


