Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajmeJosh Hart do të luajë me gishtin e deformuar deri në fund...

Josh Hart do të luajë me gishtin e deformuar deri në fund të karrierës

Ylli i New York Knicks, Josh Hart, ka vendosur të vazhdojë karrierën në NBA pavarësisht një dëmtimi të rëndë në gisht, i cili i ka shkaktuar deformim.

Hart u lëndua në gishtin e unazës gjatë finaleve të Konferencës së Lindjes në vitin 2025, në serinë ndaj Indiana Pacers. Pas përfundimit të serisë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Megjithatë, gjendja e gishtit u përkeqësua gjatë verës pas një përplasjeje me bashkëlojtarin e tij te Knicks, Mikal Bridges.

Basketbollisti 31-vjeçar ka bërë të ditur se nuk planifikon t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, pasi një ndërhyrje e tillë do ta pengonte të luante basketboll në nivelin e mëparshëm.

“Kapja e topit, mbajtja e topit, gjuajtjet, të gjitha do të ishin të pamundura në rast të ndërhyrjes. Nuk do të mund të luaja më. Mendoj se do ta mbaj gishtin me fasha deri kur të pensionohem, në të kundërtën duhet ta amputoj”, ka deklaruar Hart, sipas “Bild”.

Hart pritet të vazhdojë të luajë me gishtin e dëmtuar, duke përdorur fasha dhe masa mbrojtëse gjatë ndeshjeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT