Friday, October 2, 2026
spot_img
HomeLajme“JO NË EMRIN TIM” vazhdon protestën, qytetarët pritet të mblidhen sonte në...

“JO NË EMRIN TIM” vazhdon protestën, qytetarët pritet të mblidhen sonte në shesh për të 17-tën ditë radhazi

Iniciativa “JO NË EMRIN TIM” pritet të vazhdojë edhe sonte protestën kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 21:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kjo do të jetë dita e 17-të e protestës.

Kujtojmë që dje është mbajtur marshi në Prishtinë, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur kundërshtimin ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT