Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeThirrje për ekzekutimin e Rexhep Selimit në komentet e Gazetës Sinjali

Thirrje për ekzekutimin e Rexhep Selimit në komentet e Gazetës Sinjali

Një komentues ka bërë thirrje për ekzekutimin e ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimit, në hapësirën e komenteve të një postimi të Gazetës Sinjali.

Komenti është bërë në lajmin me titull “Shpirti artistik i Rexhep Selimit nuk u burgos: Shfaqet piktura e tij për UÇK-në”, i cili trajtonte pikturën e realizuar nga Selimi dhe të prezantuar në emisionin “ArtKand” të Top Channel.

Komentuesi përdor emrin Albesian Kelmendi në profilin e tij në Facebook. Sinjali nuk ka mundur të konfirmojë në mënyrë të pavarur identitetin e personit që qëndron pas këtij profili.

Në koment, personi ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për vrasjen e Selimit, në një reagim që ka ngjallur shqetësim për gjuhën e përdorur ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së.

Thirrje të tilla për dhunë ndaj një personi përbëjnë një çështje serioze dhe nuk mund të trajtohen si thjesht debat apo mospajtim në rrjetet sociale.

Gazeta Sinjali e ka ruajtur komentin si dëshmi të reagimit të bërë në postimin e saj.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT