Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajme“Jo në emrin tim”, shqiptarët protestojnë në Frankfurt dhe Hanover

“Jo në emrin tim”, shqiptarët protestojnë në Frankfurt dhe Hanover

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se në Frankfurt dhe Hanover të Gjermanisë janë mbajtur protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, platforma ka publikuar edhe fotografi nga protestat, ku shihen qytetarë të shumtë me pankarta dhe mesazhe të ndryshme.

“FRANKFURTI në këmbë – JO NË EMRIN TIM.

HANOVER bashkohet po ashtu – JO NË EMRIN TIM”, thuhet në postimin e “Liria ka Emër”.

Platforma ka shoqëruar publikimin edhe me hashtagun “#LiriaKaEmër”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT