Monday, August 31, 2026
spot_img
HomeLajme“Jo”, Hoti i prerë kur pyetet a do ta votojë Bekim Sejdiun...

“Jo”, Hoti i prerë kur pyetet a do ta votojë Bekim Sejdiun për President

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se nuk do ta votojë Bekim Sejdiun për president të Kosovës.

I pyetur nga Gazeta Express nëse do ta mbështesë Sejdiun gjatë votimit në Kuvend, Hoti është përgjigjur shkurt: “Jo”.

Deklarata e tij vjen pasi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njoftuan se kanë arritur marrëveshje për kandidaturën e Sejdiut për president.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT