Monday, August 31, 2026
spot_img
HomeLajmeFillimi i vitit të ri shkollor, Policia apelon për kujdes të shtuar...

Fillimi i vitit të ri shkollor, Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat pranë shkollave.

Policia ka theksuar se drejtuesit e automjeteve duhet t’i respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të jenë maksimalisht të vëmendshëm në rrugët ku lëvizin nxënësit.

“Fëmijët janë të paparashikueshëm në lëvizje. Respektimi i kufizimit të shpejtësisë pranë shkollave ndihmon në parandalimin e aksidenteve”, thuhet në apelin e Policisë.

Me nisjen e mësimit pritet të shtohet numri i fëmijëve në rrugë, ndaj qytetarëve u është kërkuar që përmes respektimit të rregullave të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të sigurt për ta.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT