Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajme"Jemi sevdali si persona, e gjithë familja gati", presidentja me një intervistë...

“Jemi sevdali si persona, e gjithë familja gati”, presidentja me një intervistë personale për Orën 7

E para e vendit, presidentja Vjosa Osmani, vjen nesër në intervistën e fund vitit ekskluzivisht në programin e mëngjesit Ora 7 në Klan Kosova.

Në një bisedë me prezantuesen Gonxhe Gërxhaliu, presidentja e vendit shpalos kujtimet më të bukura të festimit të vitit të ri në familjen e saj ndër vite.

“Jemi shumë sevdali si persona, gjithë familja gati, por më shumë babi dhe ne vajzat e familjes, kemi qejf të fillojmë festën më herët, varësisht kush nga programet ka programin festiv më të mirë me muzikë”, është shprehur Osmani.

Ajo gjithashtu ka rrëfyer sfidat në të cilat ka kaluar vendi për gjatë këtij viti.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni nesër nga ora 8.00 në programin e mëngjesit në Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT