Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeLajmeJava e Dhurimit të Gjakut, MSH apel qytetarëve t’i bashkohen nismës humanitare

Java e Dhurimit të Gjakut, MSH apel qytetarëve t’i bashkohen nismës humanitare

Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ka vazhduar aktivitetet në kuadër të Javës së Dhurimit Vullnetar të Gjakut, duke bërë thirrje që sa më shumë qytetarë t’i bashkohen kësaj nisme humanitare.

Sipas njoftimit të ministrisë, kjo javë shërben për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e dhurimit të gjakut, një veprim që ndihmon në shpëtimin e jetëve dhe në trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për transfuzione.

Dhjetëra nëpunës të Ministrisë së Shëndetësisë kanë dhuruar gjak në kuadër të kësaj fushate, ndërsa nismës i janë bashkuar edhe qytetarë dhe punonjës nga institucione të ndryshme.

Ministria thekson se dhurimi vullnetar i gjakut mbetet mënyra më e sigurt dhe më e qëndrueshme për furnizimin e institucioneve shëndetësore me rezerva të nevojshme të gjakut dhe produkteve të tij.

Përmes kësaj fushate, autoritetet shëndetësore synojnë të nxisin solidaritetin qytetar dhe të sigurojnë rezerva të mjaftueshme për nevojat e pacientëve në të gjithë vendin.

MSH ka ftuar qytetarët që të kontribuojnë në këtë mision humanitar, duke theksuar se një dhurim i vetëm gjaku mund të ndihmojë në shpëtimin e disa jetëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT