Cristiano Ronaldo ka folur për presionin që e shoqëron një futbollist gjatë një karriere të gjatë, duke treguar edhe mënyrën se si është përballur ndër vite me kritikat.
Portugezi u pyet se çfarë këshille do t’ia jepte vetes së tij më të re, nëse do të kishte mundësinë të kthehej pas në kohë.
Ronaldo tha se përvoja e ka ndihmuar të jetë më i qetë me veten dhe të mos ndikohet nga ajo që thonë të tjerët.
“Jam në paqe me veten. Me kalimin e viteve fiton përvojë dhe kupton se ka disa gjëra që nuk do të ndryshojnë kurrë te ti”, u shpreh ai.
Sipas Ronaldos, kritikat janë pjesë e pandashme e futbollit dhe lojtarët duhet të mësojnë t’i përballojnë ato.
“Edhe kur bën gjërat siç duhet, njerëzit do të të kritikojnë. Imagjino kur bën diçka gabim. Është pjesë e lojës dhe unë kam mësuar të jetoj me të”, tha Ronaldo.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


