Friday, June 26, 2026
spot_img
HomeLajmeIzraeli, Libani dhe SHBA nënshkruajnë kornizë marrëveshjeje pas raundit të pestë të...

Izraeli, Libani dhe SHBA nënshkruajnë kornizë marrëveshjeje pas raundit të pestë të bisedimeve

Negociatorët nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani kanë nënshkruar një kornizë trepalëshe marrëveshjeje pas raundit të pestë të bisedimeve diplomatike.

Sipas mediave ndërkombëtare, marrëveshja përfshin një propozim të mbështetur nga SHBA, ku parashihet që forcat izraelite të tërhiqen nga një pjesë e territorit që aktualisht e mbajnë nën kontroll dhe t’ia dorëzojnë ushtrisë libaneze.

Para bisedimeve, Libani kishte kërkuar tërheqje të plotë të forcave izraelite, ndërsa Izraeli ka kushtëzuar çdo tërheqje me çarmatimin e Hezbollahut dhe garanci për mosrikthim të tij në zonat kufitare.

“Ky është fillimi i fillimit. Ka shumë punë përpara”, është shprehur gjatë ceremonisë së nënshkrimit zyrtari amerikan Marco Rubio.

Marrëveshja shihet si hap i parë drejt uljes së tensioneve mes palëve, ndërsa detajet e plota pritet të bëhen publike në ditët në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT