Tuesday, September 29, 2026
spot_img
HomeLajmeItalia ia bën “8 me 2” Turqisë në konak të saj, tifozët...

Italia ia bën “8 me 2” Turqisë në konak të saj, tifozët kërkojnë tjetër trajner

Turqia është duke pësuar një humbje të thellë në shtëpi ndaj Italisë, teksa rezultati 1-4 ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në tribuna.

Tifozët turq kanë nisur të vërshëllejnë lojtarët, ndërsa kritikat më të mëdha janë drejtuar ndaj trajnerit Vincenzo Montella.

Nga shkallët e stadiumit janë dëgjuar vazhdimisht thirrje për largimin e tij, me tifozët që kanë brohoritur: “Montella, jep dorëheqje!”.

Kjo situatë vjen pas një periudhe zhgënjyese për përfaqësuesen turke, e cila po përballet me një tjetër rezultat negativ në Nations League.

Turqia po shkon drejt humbjes së dytë radhazi në këtë garë, pas rezultateve të fundit që kanë rritur presionin ndaj Montellas.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT