Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti në një ballafaqim publik.
Gjatë një interviste në “Rubikon” të Klan Kosovës, Gjini tha se do të ishte i gatshëm të përballej me Kurtin në debat për çështjet politike dhe zhvillimet në vend.
Ai tha se Kurtit ia ka bërë të qartë se mund të përballen publikisht në çdo kohë, duke shtuar se një debat i tillë duhet të zhvillohet para qytetarëve.
“I kam thënë, mundet me folë me mua kur të don, me ardh te Adriatiku në studio e ia themi njëri-tjetrit krejt. E di që tash pas 16 shkurtit nuk është në modë kjo punë dhe nuk është bash në rregull edhe ka me pritë. Një ditë shpresoj se kemi për t’u ballafaquar para gjithë qytetarëve të Kosovës, kemi shumëçka për t’i thënë njëri-tjetrit”, ka deklaruar Gjini.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


