FC Basel ka zyrtarizuar Slavisha Jokanoviqin si trajnerin e ri të skuadrës.
Trajneri 58-vjeçar ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit dhe do të marrë drejtimin e ekipit pas largimit të Stephan Lichtsteinerit.
Jokanoviq, i lindur në Novi Sad, ka shtetësi serbe dhe spanjolle. Gjatë karrierës së tij ka drejtuar disa skuadra të njohura evropiane, përfshirë Fulhamin, Watfordin, Sheffield Unitedin, Maccabi Tel Avivin dhe Dinamon e Moskës.
Angazhimin e fundit e kishte në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ishte trajner i Al-Nasrit.
Në Basel, Jokanoviq do të punojë edhe me kapitenin Xherdan Shaqiri, i cili është një nga figurat kryesore të skuadrës.
Klubi zviceran ka bërë të ditur se krahas Jokanoviqit, në stafin e tij do të jenë edhe Jovan Damjanoviq dhe Goran Vukoviq si ndihmës-trajnerë.
Jokanoviq pritet të debutojë në stolin e Baselit më 3 tetor, në ndeshjen ndaj Winterthurit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


