Mesfushori ofensiv i PSV Eindhoven, Ismael Saibari, është shumë pranë kalimit te Bayern Munich, ndërsa negociatat mes dy klubeve kanë hyrë në fazat përfundimtare.
Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, marrëveshja mes Bayernit dhe PSV Eindhoven po afrohet gjithnjë e më shumë drejt finalizimit.
Kushtet personale mes lojtarit dhe klubit bavarez janë dakorduar prej dy ditësh. Gjithashtu, Saibari ka zhvilluar një bisedë direkte me trajnerin e Bayernit, Vincent Kompany, i cili e sheh mesfushorin si një pjesë të rëndësishme të projektit të tij për sezonin e ardhshëm.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, kontrolli mjekësor i lojtarit do të kryhet në SHBA, një skenar që ka qenë i parashikuar që nga fillimi i operacionit.
Saibari konsiderohet një nga talentet më premtuese të PSV-së dhe afrimi i tij do t’i shtonte kreativitet, energji dhe cilësi repartit ofensiv të Bayern Munich, që vazhdon të përforcohet për sezonin e ri.
Zyrtarizimi i transferimit pritet të vijë sapo klubet të finalizojnë detajet e fundit të marrëveshjes.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


