Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeIshte kënaqësi të bashkëpunojmë, suksese miku ynë!

Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë, suksese miku ynë!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ndaj të cilit shprehu mirënjohje për kontributin e tij në proceset dhe situatat sfiduese për Kosovën.

Ndërsa falënderoi për kontributin e Hovenier, Krasniqi  tha se ‘‘Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim. Suksese të mëtejme miku ynë!’’

Postimi i plotë i kryetarit Krasniqi:

Pata nderin të pres në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë – mikun tonë të çmuar, Jeffrey Hovenier.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ambasadorit Hovenier i shpreha mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në procese dhe situata sfiduese për Kosovën. Me këtë rast, ia dhurova fotografinë tonë të përbashkët nga takimi ikonik i vitit 2010, si pjesë e delegacioneve të kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe nënpresidentit Joe Biden.

Po ashtu, ia dhurova edhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës për ta falënderuar për angazhimin e tij të palodhur në avancimin e interesave të përbashkëta mes shteteve tona.

Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim. Suksese të mëtejme miku ynë!

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT