Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeIranit i shtohet retorika: paralajmëron reagim të fortë ndaj SHBA-së

Iranit i shtohet retorika: paralajmëron reagim të fortë ndaj SHBA-së

Ushtria e Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se do të përballet me pasoja të rënda nëse vazhdon bllokada ndaj porteve iraniane.

Sipas mediave shtetërore, komandat ushtarake kanë deklaruar se forcat e armatosura janë në nivel më të lartë gatishmërie dhe janë të përgatitura për çdo skenar që cenon sovranitetin dhe interesat kombëtare të vendit.

Në deklaratë theksohet se ushtria e Iranit ka demonstruar një pjesë të kapaciteteve të saj gjatë zhvillimeve të fundit, ndërsa paralajmërohet se çdo veprim i mëtejshëm mund të sjellë përshkallëzim të situatës.

Po ashtu, autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se po monitorojnë nga afër Ngushtica e Hormuzitin, një pikë kyçe për tregtinë globale të naftës, duke theksuar se kontrolli mbi këtë zonë mbetet strategjik.

Zyrtarët shtuan se në rast të një agresioni tjetër, kundërpërgjigjja mund të jetë edhe më e ashpër ndaj kundërshtarëve në rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT