Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajmeInteri arrin marrëveshje për transferimin e Curtis Jones nga Liverpooli

Interi arrin marrëveshje për transferimin e Curtis Jones nga Liverpooli

Interi ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Curtis Jones, sipas raportimeve të mediave sportive.

Transferimi i 25-vjeçarit pritet t’i kushtojë klubit italian rreth 35 milionë euro, shumë kjo që përfshin edhe bonuset dhe shtesat.

Jones është produkt i akademisë së Liverpoolit dhe ka kaluar rreth 16 vjet te klubi anglez. Mesfushori ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me “Reds”, çka e ka bërë të mundur largimin e tij nga “Anfield”.

Interi kishte shfaqur interesim për Jones prej disa muajsh, ndërsa tentativa për transferimin e tij ishte bërë edhe gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Sipas raportimeve, klubet janë ende në kontakt për finalizimin e detajeve të fundit të marrëveshjes, ndërsa transferimi pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Fillimisht ishte raportuar se Interi do të ofronte rreth 30 milionë euro për mesfushorin, por marrëveshja pritet të mbyllet me një paketë totale prej 35 milionë eurosh.

Nëse transferimi finalizohet, Jones do t’i bashkohet mesfushës së Interit, ku aktualisht janë Nicolo Barella, Hakan Calhanoglu, Petar Sucic, Piotr Zielinski, Aleksandar Stankovic, Henrikh Mkhitaryan dhe Andy Diouf.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT