Interesimi për ta përcjellë nga afër seancën e 16 shtatorit në Hagë, kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është jashtëzakonisht i madh.
Megjithatë, jo të gjithë personat që kanë kërkuar të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit do ta kenë këtë mundësi.
Përparësi për ta ndjekur seancën nga afër do të kenë anëtarët e familjeve të ngushta të të akuzuarve.
Po ashtu, seanca do të transmetohet me një vonesë prej 10 minutash.
Aktgjykimi do të shpallet më 16 shtator, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


