Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeLajmeInspektori i Autoritetit të Konkurrencës s’e respekton pezullimin, vazhdon të paraqitet në...

Inspektori i Autoritetit të Konkurrencës s’e respekton pezullimin, vazhdon të paraqitet në punë

Inspektori hetues Shemsi Elezi nuk po e përfill vendimin e Komisionit Disiplinor për pezullimin e tij nga puna për gjashtë muaj pa pagesë.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se që nga data 1 korrik, ditë e mërkurë, Elezi ka vazhduar të paraqitet në vendin e punës dhe të qëndrojë në zyrat e Autoritetit të Konkurrencës, pavarësisht vendimit për pezullim.

Sipas të njëjtave burime, pas pezullimit atij i është ndaluar qasja në kompjuter dhe në emailin zyrtar të institucionit.

Vendimi për pezullimin e tij ishte marrë për shkak të refuzimit të kryerjes së detyrave, të cilat janë vlerësuar si shkelje të rëndë disiplinore.

Autoriteti i Konkurrencës, duke mos pasur siguri fizike për të ndaluar hyrjen e tij në institucion, ka njoftuar Policinë e Kosovës.

Zyrtarët policorë kanë dalë në zyrat e Autoritetit të Konkurrencës dhe kanë ftuar inspektorin Shemsi Elezi dhe eprorin e tij për intervistim në Stacionin Policor, ku është përpiluar edhe një shënim zyrtar.

Megjithatë, sipas burimeve të Sinjalit, edhe më 03.07.2026 inspektori hetues është paraqitur sërish në zyrat e këtij institucioni, pavarësisht masës së pezullimit të shqiptuar ndaj tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT