Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeInspektorati nis aksion për heqjen e reklamave ilegale në Prishtinë

Inspektorati nis aksion për heqjen e reklamave ilegale në Prishtinë

Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka nisur një aksion për largimin e reklamave të vendosura pa leje në hapësirat publike në Prishtinë.

Sipas njoftimit, aksioni përfshin heqjen e reklamave ilegale nga sipërfaqet e gjelbëruara, trotuaret dhe shtyllat elektrike, me qëllim lirimin e hapësirave publike dhe rritjen e sigurisë për këmbësorët.

Nga Inspektorati u bë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë rregullat dhe të mos vendosin reklama pa leje, duke paralajmëruar se për shkelësit do të shqiptohen gjoba.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT