Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeIncident fatal në Angli, 55-vjeçari vdes pas kafshimit nga një qen

Incident fatal në Angli, 55-vjeçari vdes pas kafshimit nga një qen

Një 55-vjeçar ka humbur jetën pas një përleshjeje në Wakefield të Anglisë, gjatë së cilës dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një qen i racës Pastor Gjerman.

Policia e West Yorkshire bëri të ditur se të shtunën, rreth orës 13:36, kishte pranuar disa telefonata për një përleshje në një shteg pranë Blacker Lane.

Gjatë incidentit, 55-vjeçari ishte kafshuar nga qeni dhe ishte dërguar në spital në gjendje kritike.

Ai ndërroi jetë po atë mbrëmje, pak pas orës 19:00, shkruan Bild.

Në lidhje me rastin, policia ka arrestuar një tjetër 55-vjeçar nën dyshimin për vrasje.

I arrestuari po hetohet gjithashtu si pronar i qenit, nën dyshimin se kafsha kishte dalë jashtë kontrollit në një hapësirë publike dhe kishte shkaktuar lëndime.

Qeni, i racës Pastor Gjerman, është sekuestruar nga autoritetet.

Policia po kërkon gjithashtu dy dëshmitare që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes dhe që dyshohet se i kishin dhënë ndihmën e parë viktimës para mbërritjes së ekipeve emergjente.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar se si nisi përleshja dhe rolin e saktë që pati qeni në incident.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT