Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeE rëndë: Ky është punëtori që humbi jetën në KEK

E rëndë: Ky është punëtori që humbi jetën në KEK

Haxhi Gojnovci është punëtori që humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në vendin e punës, në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet se Gojnovci pësoi lëndime të rënda pasi ra nga një lartësi e madhe gjatë kohës sa ishte duke punuar.

Pavarësisht intervenimit dhe përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Rrethanat e plota të aksidentit pritet të sqarohen nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT