Gazetari Arlind Imeri ka deklaruar se votat e diasporës duhej të anuloheshin, duke ngritur akuza për parregullsi dhe ndërhyrje në procesin zgjedhor.
Sipas tij, pamjet e publikuara ku shihet Martin Berishaj duke bartur vota “si thasë me kompirë” janë dëshmi e manipulimeve të mundshme, njofton Klankosova.tv.
Ai pretendoi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, se ka pasur organizime të mirëkoordinuara për të dërguar persona të caktuar me autobusë drejt vendvotimeve për të votuar për Lëvizjen Vetëvendosje.
“Votat e diasporës u dashtë me u anulu, se e kena pa kriminelin Martin Berishaj tu bartë vota si thasë të kompirave. Kështu që ato u dashtë me u anulu krejt, sepse këta i kanë hyp njerëzit nëpër busa edhe me lista i kanë çu nëpër vendvotime për me votu VV-në. Edhe nëpër aeroporte kanë dal, kanë shpërnda fletushka të VV-së. Këta krejt të organizum janë”, tha Imeri, transmeton Klankosova.tv.
Deklaraten e plotë, ndiqni në videon e mëposhtme:
The post Imeri: Votat e diasporës duhej të anuloheshin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


