Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeIKSHPK uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

IKSHPK uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka ndarë një urim të ngrohtë me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK-ja thotë se në këtë ditë feste, kujtohen jo vetëm sakrificat dhe qëndresa për liri ndër vite, por edhe përkushtimi për një shoqëri të shëndetshme dhe me mirëqenie për brezat që vijnë, transmeton Klankosova.tv.

“Duke punuar bashkë dhe duke u kujdesur për shëndetin publik, ne kontribuojmë në ndërtimin e një Kosove të fortë. IKSHPK do të vazhdojë të punojë me ju në promovimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe mirëqenien e përgjithshme të popullatës sonë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, thuhet tutje në mesazhin e urimit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT