Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeShowbizIFIMES qiti favorit Kurtin, Maliqi: U vërtetua se ky institut ka lidhje me...

IFIMES qiti favorit Kurtin, Maliqi: U vërtetua se ky institut ka lidhje me Rusinë

Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin së fundmi ka nxjerrë një sondazh që e qet Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve të përgjithshem të këtij viti.

Analisti Agon Maliqi ka shkruar që ky institut ësht vërtetuar nga shërbimet perëndimore se ka pasur lidhje me shërbimin sekret rus.

“Nuk e di se si dhe kur pati ndodhur saktë që njëfarë instituti i Lubjanës me emrin IFIMES e pati fituar njëfarë nami në Prishtinë si entitet i besueshëm i analizave politike. Kjo trafikë matrapazësh me 2-3 veta staf, që prodhon ‘njohuri’ në bazë të asaj se kush paguan më shumë, vitet e fundit është vërtetuar nga shërbimet perëndimore se ka pasur lidhje edhe me shërbimin sekret rus”, shkruan Maliqi.

“Para pushtimit të Ukrainës pati dalë me disa analiza krejtësisht në linjën e Moskës dhe shpesh shërben si platformë për lansimin e dezinformatave ruse dhe serbe.

“Tani paskan dalur edhe me një analizë për zgjedhjet në Kosovë ku mes tjerash po aludojnë (parafrazoj) se ‘shtetet e huaja në bashkëpunim me prokurorinë po e përgatisin një skandal kundër kryeministrit Kurti në kulm të fushatës’, dhe e akuzon opozitën në Kosovë se është në krye të një fushate për “katolicizimin dhe bulgarizimin e Kosovës”.

“Mediat në Kosovë duhet të tregojnë kujdes në mënyrën se si i prezantojnë ‘gjetjet’ e këtij ‘instituti’, si dhe të parashtrojnë pyetje se kush financon dhe bashkëpunon me institute të tilla?”

Instituti pro-rus nxjerr favorit Kurtin

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT