Policia e Komunitetit në Mitrovicën e Veriut ka identifikuar një pusetë të pambuluar, e cila përbënte rrezik për këmbësorët dhe automjetet.
Policia përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se pasi është bërë një bashkëpunim i ngushtë me institucionet përkatëse, veprimi është ndërmarrë dhe pusetës i është vendosur mbulesa, siç thuhet në njoftim, duke eliminuar çdo mundësi për aksidente dhe duke garantuar siguri për qytetarët.
“Policia e Komunitetit mbetet e angazhuar në monitorimin dhe adresimin e shqetësimeve të komunitetit dhe i inkurajon qytetarët të raportojnë çdo problem që mund të rrezikojë sigurinë, për të siguruar një mjedis më të sigurt për të gjithë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


