Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka pranuar një mesazh nga legjenda e futbollit, Samuel Eto’o.
Ylli dardan ia theu rekordin kamerunasit për më së shumti gola të shënuar për Mallorcan.
Për këtë sukses, Eto’o e uroi përmes një videomesazhi, teksa kjo erdhi si e papritur për Muriqin.
Videon e ka postuar klubi spanjoll, Mallorca, në rrjetin social facebook.
“Një surprizë shumë e veçantë për piratin”, ka shkruar klubi, teksa e ka shpërndarë edhe videon. /Klankosova.tv


