Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmeI shmangej drejtësisë, arrestohet në shtëpi në Prishtinë – përfundon në paraburgim...

I shmangej drejtësisë, arrestohet në shtëpi në Prishtinë – përfundon në paraburgim për 7 muaj

Zbatimi i urdhërarresteve të lëshuara nga gjykatat vazhdon të jetë pjesë e angazhimeve të përditshme të Policisë së Kosovës, që shpeshherë rezulton me arrestimin e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një person që po i shmangej vuajtjes së dënimit është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në rrugën “Beteja e Koshares”, ku njësia për realizimin e urdhëresave, në bashkëpunim me njësitë patrulluese, ka ndërmarrë aksion për zbatimin e një urdhërese gjyqësore.

Gjatë operacionit është arrestuar Veton Rexhepi, rreth 36-vjeçar, i cili ndodhej në shtëpinë e tij dhe kërkohej për vuajtje të dënimit për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku do të vuajë dënimin me burg në kohëzgjatje prej shtatë muajsh.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT