Këngëtarja e njohur amerikane, Lady Gaga, është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka mirëpritur fëmijën e saj të parë së bashku me partnerin, Michael Polansky.
Në disa fotografi të publikuara, këngëtarja 40-vjeçare shihet duke mbajtur foshnjën pranë gjoksit teksa shëtit.
Megjithatë, deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth fëmijës, përfshirë emrin, gjininë apo datën e saktë të lindjes.
Lady Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, dhe Polansky janë në një lidhje që nga viti 2020. Çifti u fejua në vitin 2024.
Gjatë viteve të fundit, ylli i muzikës pop kishte folur publikisht për dëshirën e saj për të krijuar një familje dhe për t’u bërë nënë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


