Wednesday, April 29, 2026
spot_img
HomeLajme“I pres deri nesër në mesnatë”, Mustafa i LDK-së sfidon VV-në për...

“I pres deri nesër në mesnatë”, Mustafa i LDK-së sfidon VV-në për emrat e presidentit

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i është përgjigjur me propozim ofertës së Lëvizjes Vetëvendosje për tre emrat për president.

Ai përmes një postimi në Facebook ka ftuar VV-në dhe PDK-në që së bashku të dalin me tri emra për postin e të parit të shtetit.

“Unë i ftoj LVV-në dhe PDK-në që së bashku të propozojnë 3 emra për President, kandidatë jashtë skenës aktuale politike.

Së bashku do ta zgjidhnin Presidentin me lehtësi me 88 vota (LVV 66 + PDK 22).

Për shkak të afateve kushtetuese, i pres deri nesër në mesnatë”, shkruan Mustafa, transmeton Klankosova.tv.

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT