Një incident i rëndë trazoi javën e kaluar qytetin e Ferizajt, ku një 16-vjeçar sulmoi me thikë dy qytetarë dhe më pas Policinë.
Përballë kësaj ngjarjeje, shqetësim për sigurinë shprehu edhe një qytetar nga Ferizaj, i cili për redaksinë e Klankosova.tv ka treguar se, sipas tij, i dyshuari kishte qenë i njohur edhe më herët për problemet që kishte shkaktuar.
KlanKosova.tv ka kontaktuar Gjykatën Themelore të Ferizajt për të pyetur nëse i njëjti kishte vepra të tjera penale.
Në përgjigjjen e kësaj gjykate për klankosova.tv thuhet se më datë 11 prill 2026 është inicuar procedurë për caktimin e masës së paraburgimit për veprat penale “sulmi”, “lëndimi i lehtë trupor”, “kanosje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Ndërkaq, sa i përket rastit të më hershëm, nga zyra e gjyqtarit të çështjes është bërë e ditur se për të miturin më date 11 prill 2026 është inicuar procedurë për caktimin e masës së paraburgimit për veprat penale sulmi nga neni 184 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së; lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të KPRK-së; kanosja nga neni 181 paragrafi 1 të KPRK-së; mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 pargarfi 1 të KPRK-së, për të cilën ndaj të njejtit është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve”.
Në anën tjetër, Prokuroria Themelore e Ferizajt më 22 prill 2026 ka kërkuar që të bëhet ekzaminimi psikiatrik për të konstatuar gjendjen e tij psiqike në momentin e kryerjes së veprave penale të lartëcekur kërkesë kjo që është pranuar nga Gjykata.
Nga ekzaminimi psikiatrik, Gjykata Themelore në Ferizaj ka pranuar raportin nga Instituti i Forenzikës Psikatrike, për të cilën në ekzaminim është rekomnduar që të njëjtit t`i shqiptohet masa e trajtimit të detyrushëm psikatrik në liri pranë SHSKUK-së – Klinika e Psikatrisë në Prishtinë.
“Më 22 prill 2026 është kërkuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj të bëhet ekzaminimi psikiatrik për të konstatuar gjendjen e tij psiqike në momentin e kryerjes së veprave penale të lartëcekur dhe kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata, për të cilën është urdhëruar ekzaminimi përkatës.Me 15 qershor 2026 Gjykata Themelore në Ferizaj ka pranuar raportin/ekspertizën e ekzaminimit psikiatrik nga Instituti i Forenzikës Psikatrike, për të cilën në ekzaminim është rekomnduar që të njëjtit t`i shqiptohet masa e trajtimit të detyrushëm psikatrik në liri pranë SHSKUK-së – Klinika e Psikatrisë në Prishtinë.Gjykata duke marrë parasysh të gjitha provat që janë në shkresat e lëndes që ishin propozuar nga prokuroria si dhe konstatimin nga raporti I ekzamit psikatrik që është bërë ndaj të miturit, për të cilën në momentin e kryerjës së veprave penale ende nuk i kishte 16 vjeç dhe pamundsinë që të paraqitej vet në trajtim psikatrik në SHSKUK në Prishtinë, të njëjit me aktvendimin i ka shqiptuar masën e mbikyrjës së shtuar nga ana e Organit të Kujdestarisë dhe poashtu duke u bazuar në rekomdimin nga ekzaminimi i është shqiptuar masa e trajtimit të detyrushëm psiaktrik në liri pranë SHSKUK-së – Klinika e Psikiaterisë – Reparti për femijë dhe adoloshent. Për të cilin vendim nga zyra e gjyqtarit të çështjes jemi njoftuar se është në fazën përfundimtare të përpilimit të aktvendimit”, thuhet në përgjigjjen e Gjykatës Themelore të Ferizajt për Klankosova.tv.
Kujtojmë se Gjykata Themelore e Ferizajt ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e paraburgimit të të dyshuarit në masën prej 30 ditëve.
Paraburgoset i mituri në Ferizaj që theri dy qytetarë e një zyrtar policor


