Friday, October 2, 2026
spot_img
HomeLajmeI mituri në Mitrovicë shfaqet në foto me revole në dorë –...

I mituri në Mitrovicë shfaqet në foto me revole në dorë – thotë se e gjeti në lokal dhe e mori vetëm për fotografi

Një rast i posedimit të paautorizuar të armës është trajtuar në Mitrovicë, pasi një i mitur është identifikuar në një fotografi duke mbajtur një revole në dorë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti lidhet me një incident të 15 shtatorit në rrugën “Agim Ramadani Katana”, ndërsa hetuesit kanë vepruar mbi bazën e informacioneve se i mituri ishte parë me armë.

Për shkak të moshës, Sinjali nuk publikon identitetin e tij.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i mituri është kontaktuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

Gjatë intervistimit, ai ka deklaruar se revolen e kishte gjetur mbi banak në një lokal ku kishte shkuar dhe se e kishte marrë në dorë vetëm për të bërë një fotografi.

Sipas deklarimit të tij, ai nuk e dinte se kujt i përkiste arma dhe as nëse bëhej fjalë për një armë të vërtetë. Pas fotografimit, ka thënë se e kishte lënë sërish në vendin ku e kishte gjetur.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për të përcaktuar origjinën dhe pronësinë e armës po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT