Sunday, August 9, 2026
spot_img
HomeLajmeI kërkuar nga gjykata, 20-vjeçari arrestohet në orët e para të mëngjesit...

I kërkuar nga gjykata, 20-vjeçari arrestohet në orët e para të mëngjesit në Kaçanik

Një 20-vjeçar është arrestuar në Kaçanik, pasi gjatë një kontrolli policor është konstatuar se ndaj tij kishte urdhëresë aktive gjyqësore.

Rasti ka ndodhur sot, rreth orës 05:10, kur patrulla e Policisë thuhet se ndaloi personin me inicialet M.R., gjatë patrullimit.

Pas verifikimit në sistem, u konstatua se urdhëresa ishte lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

“Pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, me urdhër të gjykatës, është dërguar për vuajtjen e dënimi në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh”, thotë PK./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT