Friday, June 26, 2026
spot_img
HomeLajmeI dyshuari dëmton byzylykun elektronik dhe paralajmëron se do ta largojë sërish,...

I dyshuari dëmton byzylykun elektronik dhe paralajmëron se do ta largojë sërish, ndalohet për 48 orë

Një person është ndaluar për 48 orë në Prishtinë, pasi dyshohet se ka dëmtuar dhe humbur pajisjen e monitorimit elektronik, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 25 qershor, rreth orës 15:00, në rrugën “Nexhmi Llumnica” në Prishtinë.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari është paraqitur në Stacionin Policor Veriu, ku ka deklaruar se e kishte dëmtuar dhe humbur byzylykun elektronik.

Gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka deklaruar se ishte në dijeni se urdhri mbrojtës me monitorim elektronik për një rast të dhunës në familje i ishte vazhduar edhe për tetë muaj.

Sipas informacioneve të siguruara, ai ka deklaruar se nëse i vendoset sërish pajisja e monitorimit, do ta largojë përsëri.

Pajisja e dëmtuar dyshohet se ka vlerë rreth 1 mijë e 500 euro.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti është cilësuar si “Mospërfillje e gjykatës” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT