Një aksident mes trenit dhe një mjeti të punës – valakut (ngjeshëses) ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të Klinës, ku është lënduar një person.
I njëjti u dërgua fillimisht në spitalin e Pejës e më pas u transferua në QKUK.
Lidhur me gjendjen e tij për Klan Kosovën detaje ka dhënë shefi i Emergjencës Naser Syla.
Syla bëri të ditur se gjendja e pacientit është jo stabile.
“Një i aksidentuar me tren. Nga spitali Pejës i sjellun, politraumë e rëndë, gjendje e rëndë dhe jo stabile, jonë duke u kryer egzaminimët e nevojshme, pacienti i intubuar dhe i kyqun në respirator, do të vazhdojë trajtimin në MIQ”, deklaroi Syla për Klan Kosovën.
Për rastin në fjalë sot gjatë ditës ka raportuar edhe Klankosova.tv.
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lënduar


