Monday, June 22, 2026
spot_img
HomeLajmeHumb jetën punëtori në Prizren pasi u zu nga vinçi i rrëzuar...

Humb jetën punëtori në Prizren pasi u zu nga vinçi i rrëzuar në vendin e punës

Një aksident tragjik në vendin e punës ka ndodhur paraditen e së hënës në Prizren, ku një person ka humbur jetën pasi është zënë nga një vinç i cili ishte rrëzuar në një punishte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Arbana të Prizrenit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet emergjente.

Për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se viktima ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në incident.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohen edhe shkaqet që çuan në rrëzimin e vinçit.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT