Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeLajmeHoxhë Mazllami: Allahu të falënderohet e të madhërohet pa ia nda, ditë...

Hoxhë Mazllami: Allahu të falënderohet e të madhërohet pa ia nda, ditë e natë (VIDEO)

Hoxhë Enes Mazllami, ka mbajtur ligjëratë kushtuar festës së Fitër Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli në Pejë”.

“Allahu dëshiron që ju t’i plotësoni ditët e agjërimit, ta madhëroni atë për udhëzimin që ua ka dhënë dhe të bëheni falënderues ndaj mirësive të tij. Allahu meriton të falënderohet pa ia nda, ditë e natë, e çdo çast. Këto ditë që i kaluam janë begati dhe mirësi e Allahut, të cilat na i mundësoi neve që t’i arrijmë deri në fund”, tha hoxhë Mazllami.

“Allahu të falënderohet dhe të madhërohet, për zbritjen e Kuranit. Allahu na i dërgoi pejgamberin tonë, pishtar për të gjithë njerëzimin. Allahu e zbriti Kuranin bashkë me të, udhëzues për mbarë njerëzimin. Kush e ndjek Kuranin, kush i ndjek udhëzimet hyjnore në Kuran, do të shpëtojë në këtë botë”, tha ai nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.

“Të nderuar besimtarë, Allahu falënderohet me gjuhë, duke e përmendur dhe duke i qenë falënderues ndaj mirësive, e sidomos në këto ditë të mëdha. Myslimanët e madhërojnë Allahun për një gëzim të madh, e ai është gëzimi që kanë arritur ta përfundojnë këtë ibadet të madh”, shtoi ai. /klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT