Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeHoxha: Prania e KFOR-it në Kosovë e rëndësishme për sigurinë (VIDEO)

Hoxha: Prania e KFOR-it në Kosovë e rëndësishme për sigurinë (VIDEO)

Abit Hoxha, profesori në universitetin “ADGER”, ka rënë dakord me deklarataën e ministrit kroat të Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ku thotë se Kosova është çelësi i sigurisë në Evropën Juglindore.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se prania e KFOR-it në Kosovë, misionit të NATO-s, është e rëndësishme për sigurinë.

“Mendoj se së pari ministri i Mbrojtjes së Kroacisë ka të drejtë kur thotë se Kosova është çelësi i sigurisë në Evropën Juglindore është Kosova. Mendoj se prania e KFOR-it në Kosovë, është e rëndësishme jo vetëm simbolikisht por edhe praktikisht për sigurinë, duhet të thënë se lutja është me vend, ka gjasa siç e kemi parë në raste të tjera të kësaj administrate amerikane, se do të konsiderohet kjo punë”.

“Çështja është se vendimmarrja në Administratën e re Amerikane është shumë më e shpejtë dhe shumë e studiuar, prandaj ekziston edhe kjo çështje”, ka thënë Hoxha.

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka thënë se është takuar me zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe të NATO-s, David Baker.

Në një njofim në platformën X, ai ka theksuar se në këtë takim ka theksuar se çelësi i sigurisë në Evropën Juglindore është “Kosova dhe se prania amerikane përmes KFOR-it është jashtëzakonisht e rëndësishme”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT