Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeHoxha: Nuk besoj që Vetëvendosje mund t’i marrë 60% të votave (VIDEO) 

Hoxha: Nuk besoj që Vetëvendosje mund t’i marrë 60% të votave (VIDEO) 

Profesori nga Instituti ADGER, Abit Hoxha, ka deklaruar se nuk beson që Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti, mund të arrijë 60 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit, ashtu siç deklaroi vet Kurti sot pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Në emisionin “Info Magazine”, Hoxha tha se faktori që dikur mobilizonte masivisht votuesit për Vetëvendosjen tashmë është konsumuar dhe se partia duhet të dëshmojë rezultate konkrete nga qeverisja.

“Unë nuk besoj, por gjithçka mund të ndodhë. Por unë nuk besoj se mund të jetë e mundur, sepse është konsumu ai faktori që sjell atë mobilizimin e madh. Është konsumu ai faktori që ka sjellë një narracion që e ka ndërtu VV për 10-12 vjet deri sa ka ardhur në pushtet, me sulmet, me keqpërdorimet, me shkatërrimin e shtetit, me këto që kanë qenë nocione goxha abstrakte në Kosovë. Tani duhet të tregojë edhe rezultate praktike se çka është bërë pesë vitet e fundit”, tha Hoxha.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT