Tuesday, May 12, 2026
spot_img
HomeLajmeHaziri: Përveç Avdylit, Reshitajt e Statovcit, i kishim edhe katër vota tjera...

Haziri: Përveç Avdylit, Reshitajt e Statovcit, i kishim edhe katër vota tjera presidentin e LDK-së (VIDEO)

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur lidhur me kandidatin e tyre për president dhe votat që sipas tij i kishin.

Ai u shpreh se përveç 15 të tyre, ata e kanë pasur edhe votën e Haxhi Avdylit, Albena Reshitajt dhe atë të Jeta Statovcit, ndërsa shtoi se i kishin edhe katër të tjera, që nuk i përmendi me emra.

“Tash me të thënë drejtë, kështu saktë, jo që i kemi pasur 15 ne për kandidaten e LDK-së, por e kemi pasur votën e Haxhi Avdylit, Albena Reshitajt, të Jeta Statovcit, a u bënë 18? Dhe katër tjera që nuk dua t’i përmend. A po e sheh që i kemi pasur 22 – 23 ne për kandidatin e LDK-së, pa nevojë që Albin Kurti ose dikush tjetër me na thënë neve”, u shpreh Haziri. /Klankosova.tv

Ndiqeni deklarimin e tij:

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT