Sunday, September 13, 2026
spot_img
HomeLajmeHaxhiu kishte thënë se VV-ja s’do ta votonte Listën Serbe, sot Vujoviq...

Haxhiu kishte thënë se VV-ja s’do ta votonte Listën Serbe, sot Vujoviq u zgjodh nënkryetare

Votimi i sotëm në Kuvend ka nxjerrë në pah një deklaratë të bërë nga Albulena Haxhiu rreth një vit më parë, kur ajo kishte përjashtuar mundësinë që VV-ja të mbështeste ndonjë deputet të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

Më 10 shtator 2025, gjatë një konference për media, Haxhiu ishte shprehur prerazi se deputetët e Vetëvendosjes nuk do të votonin asnjërin nga kandidatët e Listës Serbe për këtë pozitë.

“Asnjërin nga deputetët e Listës Serbe nuk do ta votojmë”, kishte thënë Haxhiu.

Sot, megjithatë, në Kuvend u votua ndryshe. Tanja Vujoviq, deputete e Listës Serbe, siguroi 62 vota dhe u zgjodh në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës.

Për këtë pozitë ishin në garë edhe Kujtim Shala i LDK-së dhe Emilja Rexhepi, e cila përfaqëson komunitetet joshumicë.

Votimi i sotëm u shoqërua edhe me zhvillime të tjera politike. PDK-ja e tërhoqi përkohësisht kandidaturën e Vlora Çitakut dhe paralajmëroi se këtë çështje do ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe Aleanca e drejtuar nga Ardian Gjini ka bërë të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta kontestuar procesin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT