Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj nga ShBA: Vitomirica dhe Rogova, shembull i mbështetjes për Kosovën Fituese

Haradinaj nga ShBA: Vitomirica dhe Rogova, shembull i mbështetjes për Kosovën Fituese

Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, Ramush Haradinaj, ndau mesazhe nga tubime elektorale në Kosovë, përderisa ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për inaugurimin e Presidentit Trump.

Haradinaj u shpreh se Vitomirica dhe Rogova, kanë dhënë shumë, e që s’po marrin aq sa duhet, transmeton Klankosova.tv.

“Vitomirica e Pejës dhe Rogova e Hasit, sot si një, për Kosovën Fituese. Si këto e panumër vendbanime anë e kënd Kosovës, si sot e gjithmonë na kanë dhënë fuqi. Kanë dhënë shumë s’po marrin aq sa duhet. Prandaj sot jemi më të vendosur se kurrë për një Kosovë Fituese! Faleminderit Vitomiricë, Faleminderit Has!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT