Sunday, May 3, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj kujton Masakrën e Bukoshit: Familje të tëra dhanë gjakun e tyre...

Haradinaj kujton Masakrën e Bukoshit: Familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 3 majin e vitit 1999, kur forcat serbe ndalën kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë e Sopijë, të cilët po dëboheshin me dhunë drejt Shqipërisë.

Nga ta, 35 vëllezër e motra u ndanë me forcë dhe u masakruan në oborrin e shkollës së Bukoshit, pa kursyer as të miturit e as pleqtë, transmeton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se familje të tëra dhanë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës.

“Kjo sakrificë na obligon që të mos ndalemi kurrë në kërkimin e drejtësisë dhe në ndëshkimin e atyre që urdhëruan e kryen krime kundër shqiptarëve”, ka shkruar ai. /klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT