Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeHaradinaj: Gjakova, me traditat për kulturën e artin, vazhdon të jetë shembull...

Haradinaj: Gjakova, me traditat për kulturën e artin, vazhdon të jetë shembull frymëzues

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka marrë pjesë në koncertin e fundvitit të Asamblit Muzikor i Komunës së Gjakovës- Orkestra Simfonike.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ky qytet është duke vazhduar me traditat e tij për kulturën dhe artin.

“Si në çdo kohë festash, Gjakova shkëlqen me atmosferën e saj festive dhe kulturën unike që e karakterizon. Një performancë e jashtëzakonshme sonte nga Asambli Muzikor i Komunës së Gjakovës – Orkestra Simfonike, në Koncertin e Fundvitit”.

“Gjakova, me traditat e saj për kulturën e artin, vazhdon të jetë shembull frymëzues për gjithë vendin”, ka thënë Haradinaj. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT